Burim jete, më shumë se diell,
Rrezatim drite, që depërton çdo qiell.
Stoli e njeriut edhe më shumë se zinet
Armë e mburojë e tij, është dituria vet.
Urdhër hyjnor, i pari në radhë,
Që njeriun e ngrit, në piedestalin më t’ lartë.
Madhëria e Tij urdhër të prerë dha,
Të Dërguarit fisnik, “IKRE”, i tha,
Të lexosh e mësosh je i urdhëruar,
Këtë pishtar të humbur, ta marrësh në duar.
Nga djepi, në varr, dituri kërko,
Në bredhjen pas saj, larg, edhe në Kinë shko,
Këtë send të humbur, besimtar, ta gjesh syno,
Bojën e pendës sate, me gjak shehidi barazo!!!
Këto fjalë s’janë të miat, janë fjalë profetike,
Të pazëvendësueshme me çdo lloj lirike,
Të figurës më të ndritur, të historisë njerëzore,
Burimit, kroit, pishtarit të kësaj vlere madhështore,
Diturisë, që s’është dritë, por është më shumë se nur.
Shkëlqim dhe shëndritje e saj nuk shuhet dot kurrë...
Si shiu i lehtë, që nga qielli lart, bie,
Që tokën ringjall, pas një thatësie,
Ashtu dituria, në zemër kur pikon,
E gjallëron atë, shpirt i dhuron.
Eni vëllezër zemrat gjallëroni,
Ta shpëtojmë botën, ejani shpejtoni!!!
Formula: bredhje pas diturisë,
Rezultati: ndihma e Perëdsisë:
Muslimani, udhëheqës i njerëzisë...
ENSAR SINANI[i]
[i] Poezia në fjalë është fituese e çmimit të parë në konkursin letrar me titull: “Dituria, dritë e mendjes”, organizuar nga FRI, me rastin e vitit te ri hixhri 1430 (2008-2009)
Nuk ka komente:
Posto një koment